Më 03-13 Mars 2020, Akademia e Drejtësisë organizoj programin e praktikës në institucionet gjyqësore në Kosovë për kandidatet e Shkollës së Magjistraturës së Francës (ENM). Ky program është në kuadër të bashkëpunimit që Akademia e Drejtësisë e ka tash e disa vite me Shkollën e Magjistraturës përmes Ambasadës Francezë në Kosovë.
Në ditën e parë të programit praktik, kandidatet u mirëpritën në takim nga Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu dhe nga Koordinatorja e Programit znj. Valmira Pefqeli, me ç ’rast kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës së Francës (ENM) i ’u prezantua organizimi dhe sistemi i programeve të Akademisë së Drejtësisë, sistemi gjyqësor në përgjithësi në Kosovë dhe u udhëzuan për vazhdimin e qëndrimit të tyre në institucionet përkatëse, varësisht prej temave të interesit të tyre.
Në kuadër të kësaj vizite, kandidatet e ENM-së ndoqën një seancë trajnimi në Programin Fillestar për prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII). Po ashtu u organizua takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, z. Kujtim Munishi, i cili i mirëpriti dhe shprehi gatishmërinë që të jetë institucion pritës për një javë të praktikës së tyre në zyrat e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Në kuadër të programit praktik, kandidatet e ENM-së qëndruan në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ku u njoftuan për së afërmi me punën në prokurori, rastet që i pranon kjo prokurori. Po ashtu ndoqën edhe gjykime sidomos të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Pas kësaj, kandidatet vazhduan programin në Gjykatën Themelore të Prishtinës nën përcjelljen e gjyqtares, së departamentit të përgjithshëm, ku u njoftuan për së afërmi me punën në gjykatë.
Në ndërkohë, AD organizoi takim informues të kandidateve me insitucione si Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.
Kohëzgjatja e këtij programi ishte paraparë që të jetë deri me 20 Mars 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 me datën 13 Mars, Ambasada Franceze vendosi që t’i tërheqë kandidatët për në vendin e tyre me çka edhe është përmbyll programi praktik i kandidateve nga Shkolla e Maxhistraturës së Francës.
13-03-2020