Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-04-2020

Sekuestrimi dhe konfiskimi

Më 22-23 prill 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Departamentin Ligjor të SHBA-së/OPDAT, realizuan  trajnimin, me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.

Për shkak të situatës se krijuar nga COVID 19 në pamundësi të realizimit të trajnimit klasik, ky trajnim u mbajt virtualisht përmes platformës elektronike Zoom Pro. Trajnimi u zhvillua direkt/live për dy ditë, dita I me 22.04.2020 nga ora 13:00-15:30 dhe dita II me 23.04.2020 nga ora 13:00-15:30.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve me dispozitat Ligjore lidhur me Ligjin për Kompetencat e zgjeruara të Ligjit për Konfiskim dhe Sekuestrim (LKZK).

Gjatë këtij trajnimi On-line në platformën Zoom nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar u trajtuan institutet e reja të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskim, përputhshmëria dhe kontinuiteti i dispozitave të sekuestrimit dhe konfiskimit në ligjet bazike si KPRK dhe KPPK me LKZK-në, dallimet mes KLZK-së vjetër dhe LKZK-së së re, përputhshmëria e instituteve të reja të LKZK-së me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe KEDNJ-së.

Vëmendje iu kushtua masave që mund të propozohen për sigurimin e pasurisë dhe cilat janë masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë, për të cilin prokurori i shtetit ka prova të artikulueshme që tregojnë dyshim të bazuar se është përdorur në veprën penale nën hetim, është provë e veprës penale nën hetim, ose është fituar nga vepra penale nën hetim.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive në mes të pjesëmarrësve në trajnim dhe të trajnuesve te angazhuar vendor dhe ndërkombëtar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore nga regjione te ndryshme te Kosovës si dhe bashkëpunëtorë  profesional.

Shpërndaje :