Më 04 dhe 05 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, me trajnues z.Besim Kelmendi-prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë këtyre sesioneve po trajtohen këto tema: Dëshmitarët e mbrojtur dhe bashkëpunues, ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin, qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës, ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë lidhur me kërkesën pasurore juridike dhe masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër personave të tretë.
Këto trajnime po zhvillohen në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësinë e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
04-05-2020