Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2020

Moduli - “Kodi i Procedurës Penale”- I pandehuri në Procedurën Penale

Më 18 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet nje (1) sesion trajnues nga nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”, me trajnuesen znj.Tonka Berisha-Gjyqtare në Gjykaten e Apelit.

Në fokus të trajnimit ishin: Pozita e të pandehurit pas ngritjes dhe gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës dhe i pandehuri gjatë procedurës për vlerësimin e ligjshmërisë së aktakuzës.

Gjatë trajnimit i cili  po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.

Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së  VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb. 

 

Shpërndaje :