Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-06-2020

Burimet se së drejtës, analogjia dhe interpretimi i zotësisë juridike dhe zotësisë së veprimit së personave fizik dhe juridik si dhe punët juridike

Më 02 qershor  2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së -“Mbështetje Kodit Civil Faza 2”, organizoj trajnimin me temë: “Burimet se së drejtës, analogjia dhe interpretimi i zotësisë juridike dhe zotësisë së veprimit  të personave fizik dhe juridik si dhe punët juridike” në kuadër të PTV-së. Ky trajnim u mbajt virtualisht përmes platformës elektronike Zoom direkt/live nga ora 13:00-16:00.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi i pjesëmarrësve lidhur me risitë e Draft Kodit Civil, me theks të veçantë dallimin nga rregullimi aktual ku burimet e së drejtës trajtohen kryesisht vetëm në rrafshin teorik, ndërsa me draftin e Kodit Civil janë paraparë shprehimisht burimet e së drejtës.

Gjatë këtij trajnimi u prezantuan temat: Burimet se së drejtës, analogjia dhe interpretimi i zotësisë juridike dhe zotësisë së veprimit  të personave fizik dhe juridik; Përkufizimi dhe llojet e punëve juridike vlefshmëria-pavlefshmëria e tyre, Shqyrtimi i rasteve të anulimit relativ dhe absolut të punëve juridike.

Gjatë trajnimit janë elaboruar edhe pasojat e pavlefshmërisë së punëve juridike, si dhe dallimet në mes të pavlefshmërisë absolute dhe relative, po ashtu u diskutua a duhet gjykata te refuzoj kërkesëpadinë kur puna juridike që kërkohet të anulohet është absolutisht nule, apo duhet që të lëshoj aktgjykim të karakterit deklarativ ku konstaton pavlefshmërinë absolute?

Në trajnim u zbërthyen çështjet lidhur me gjetjen e burimeve të së drejtës për zgjedhjen e rasteve konkrete, gjetjen e ngjashmërive në rastet kur zgjidhja mund të arrihet përmes analogjisë në mungesë të dispozitave specifike si dhe ngritjen e aftësive në të kuptuarit e rëndësisë së aftësisë juridike dhe të veprimit.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e kombinuara: shpjegimi i shkurtë teorik, diskutimet interaktive, paraqitja e këndvështrimeve të pjesëmarrësve, prezantimi përmes PowerPoint, pyetje-përgjigjet dhe analizimi i rasteve nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga niveli themelor (divizioni Civil) nga të gjitha regjionet, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor.

Shpërndaje :