Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestarë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (VII)

Gjatë muajit qershor gjyqtarët kanë vazhduar me realizimin e trajnimit teorik përmes platformës online “Zoom” sipas kalendarit trajnues. Sesionet e mbajtura nga nën moduli “Kodi i Procedurës Penale” dhe nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor” kanë shënuar fundin e trajnimit teorik për këtë gjeneratë.  

Në kuadër të  nën modulit: Kodi i Procedurës Penale janë realizuar (2) sesione trajnuese. Poashtu edhe nga nën modulit “Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese, ku gjyqtarët u informuan lidhur me shqyrtimin gjyqësor, shtyrjen ndërprerjen dhe kohën e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, rrjedhen e shqyrtimit gjyqësor, fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimin e të akuzuarit. Më tej janë trajtuar edhe marrja, përpilimi me shkrim dhe dorëzimi i aktgjykimit.

Gjyqtarët e sapoemëruar kanë mbajtur testin përfundimtar me datën 15,16,17 qershor, dhe trajnimin praktik e kanë përfunduar me 24 qershor.

Trajnimin fillestare  e kanë ndjekur (37) gjyqtarë të sapoemëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :