Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-07-2020

Takimi me përfaqësues të ministrive dhe komunave për vlerësimin e nevojave dhe programit trajnues në fushën e diskriminimit

Më 28 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në funksion të hartimit të programit trajnues për vitin 2021 adekuat me nevojat trajnuese për fushën e diskriminimit, përmes platformës ZOOM kanë realizuar takimin e radhës me grupin e dytë punues të cilët vinin nga radhët e ministrive dhe komunave, konkretisht të departamenteve dhe njësive që merren me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Gjatë këtij takimi në fokus ishte përmbledhja e cila përfshinte kornizën ligjore vendore dhe ndërkombëtare në fushën e diskriminimit dhe mekanizmat institucional në mbrojtje nga diskriminimi, si dhe sfidat dhe problemet praktike në zbatimin e këtij legjislacioni, me theks të veçantë të Ligjit mbi diskriminimin dhe Ligjit për barazinë gjinore të Kosovës.

Gjatë diskutimeve u paraqiten problemet me të cilat ballafaqohen ministritë dhe komunat me theks të veçantë zyrtarët për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët për barazi gjinore në luftën kundër diskriminimit duke vënë në pah cenimin e të drejtave të fermerëve, bujqve, fëmijëve, të moshuarve dhe grupeve tjera të cenueshme. Gjithashtu u diskutua edhe rreth lëshimeve dhe hapësirave në Ligjin për mbrojtjen nga Diskriminimi, për përputhjen e ligjit me direktivat e BE-së dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e këtij takimi nga ky grup dolën rekomandimet për fuqizimin e kapaciteteve të vet zyrtarëve që merren me këtë fushë për të qenë më efikas dhe më funksional në mbrojtjen nga diskriminimi. Më tej u kërkua që pyetësorin për vlerësim të nevojave trajnuese dhe zhvillimit të kurrikulës trajnuese ta plotësojnë dhe ta dërgojnë me tematikën konkrete bazuar në rastet më të shpeshta të diskriminimit që i hasin  në praktikë.  

Në vazhdën e takimeve për vlerësim të nevojave trajnuese dhe zhvillimit të kurrikulës trajnuese për mbrojtjen nga diskriminimi pritet të realizohet edhe me grupin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në mënyrë që të konsumohen të gjitha burimet e informacionit dhe akterët të cilët merren me këtë fushë.

Shpërndaje :