Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2020

Masat edukative dhe dënimet

Më 8 shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Masat edukative dhe dënimet”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rasim Rasimi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm ne Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për masat edukative që të kontribuojë në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje.

Në fokus të këtij trajnimi do të jenë edhe Identifikimi i kushteve për shqiptimin e masave dhe dënimeve, vlerësojnë rolin e shqiptimit te masave për edukimin e te miturit dhe dënimeve dhe zbatimi i drejtë i dispozitat ligjore që rregullojnë masat dhe dënimet.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar: Masat edukuese dhe dënimeve të cilat mund tu shqiptohen të miturve, kushtet të cilat duhet plotësuar që të miturit t’i shqiptohet masë edukuese apo dënime, përcaktimi i kohëzgjatjes së masave edukuese si dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturit, përcaktimi i kohëzgjatjes së masave edukuese si dhe dënimeve që shqiptohen ndaj të miturit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :