Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-05-2013

Trajnim për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës

Më 7 dhe 8 maj 2013, IGJK realizoi sesionet trajnuese të radhës me temë “Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”.
Gjatë këtyre trajnimeve përveç risive të KPPK-së, problemeve dhe vështirësive që janë paraqitur me rastin e zbatimit të tij në praktikë, janë prezantuar edhe rekomandimet dhe komentet e grupit punues të angazhuar për identifikimin e risive dhe problemeve rreth aplikimit të këtij kodi në praktikë, me ç’rast janë dhënë sqarime për shumë nene të KPPK. 

Pjesëmarrësit në këto trajnime patën rastin që të parashtrojnë dilemat e tyre për dispozitat përkatëse dhe njëkohësisht të marrin sqarime shtesë sa i përket mënyrës së zbatimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga departamenti i përgjithshëm, departamenti për krime të rënda dhe departamenti për të mitur i Gjykatave dhe Prokurorive Themelore.

Shpërndaje :