Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-05-2013

Punëtori - “Identifikim i nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me krimet e rënda”

Më 8 maj 2013, IGJK në bashkëpunim me OSBE-në realizoi një punëtori me qëllim të identifikimit të nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve  në kuadër të Departamenteve për Krime të Rënda në kuadër të gjykatave dhe prokurorive si dhe Prokurorisë Speciale.
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit u njoftuan lidhur me Programin e Punës së IGJK-së për vitin 2013, përkatësisht trajnimet e lëmisë penale relevante për Departamentin e Krimeve të Rënda, si dhe u diskutua lidhur me zbatimin e formave më efektive të trajnimeve për gjyqtarë dhe prokurorë.
Me qëllim të identifikimit të nevojave për trajnime, pjesëmarrësit u ndanë në grupe punuese, diskutuan lidhur me nevojat për trajnime. Me këtë rast ata identifikuan çështjet problematike në praktikën gjyqësore nga kjo fushë, dhe hartuan listën me tema për trajnime, përfituesit dhe rekomanduan format më të dobishme për organizimin e trajnimeve nga kjo fushë.

Pjesëmarrës në punëtori ishin kryetarë të gjykatave, kryeprokurorë, gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për Krime të Rënda, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe EULEX, zyrtar nga Policia e Kosovës, si dhe përfaqësues nga OSBE dhe IGJK.

Shpërndaje :