Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2020

Mbrojta e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje

Më 07-08 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje”.

Trajnues të angazhuar në ketë trajnim janë: z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që t’iu mundësoj njohjen me aspektet ligjore, qoftë vendore apo ndërkombëtare, si dhe praktikën gjyqësore të ofrimit të ndihmës dhe mbrojtjes së fëmijëve përgjatë zhvillimit të procedurave përkatëse gjyqësore, në rastet kur ka të bëjë me konteste martesore.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror të nivelit Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës, bashkëpunëtor profesional si dhe zyrtar për mbrojtjen e viktimave.

 

Shpërndaje :