Me 07 tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, për Mbështetje Zhvillimit të sistemit Gjyqësor, i implementuar nga Axiom International Ltd. Po realizojnë trajnimin dy ditor lidhur me “Analizën e rasteve praktike dhe shkathtësitë e avokimit në gjykim”.
Qëllimet e këtij trajnimi janë të shumëfishta për t’i përfshirë këto aspekte: t’ju mundësohet pjesëmarrësve ti përdorin shkathtësitë e avokimit në lidhje me paraqitjen e gjykimeve të thjeshta në gjykatat penale; të kenë qasje efikase të analizës së rasteve; t’i vërejnë dallimet mes fjalës hyrëse dhe asaj përfundimtare; të ilustrojnë një sërë teknikash të marrjes në pyetje; t’i mësojnë prokurorët e rinj në mënyrë efektive që ti strukturojnë dhe t’i paraqesin gjykimet e thjeshta penale.
Trajnimi është duke u realizuar me metodë të kombinuar të prezencës së pjesëmarrësve në sallë dhe me lidhje online tre trajnuesve ndërkombëtar.
Përfitues të këtij trajnimi janë kryesisht prokurorë dhe gjyqtarë të instancës themelore nga rajone të ndryshme të Kosovës.
07-10-2020