Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-10-2020

Trajnim i Trajnuesve “Liria e Shprehjes – Neni 10 i KEDNJ”

Më 09 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin e JUFREX, është duke realizuar Trajnimin për Trajnues me temë: “Liria e Shprehjes – Neni 10 i KEDNJ”.

Ky trajnim vjen si vazhdim i Konferencës Rajonale të JUFREX rreth zhvillimeve të fundit në Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut rreth Lirisë së Shprehjes, e cila u zhvillua më 08 Tetor 2020 me përfaqësues nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia veriore, Mali i Zi, si dhe ekspertë ndërkombëtar nga Këshilli i Evropës.

Qëllimet e Konferencës si dhe të Trajnimit janë rifreskimi i njohurive rreth risive në legjislacionin ndërkombëtar në fushën e Lirisë së Shprehjes si dhe diskutimi i risive në Doracakun e ri.

Gjatë Konferencës dhe Trajnimit janë trajtuar dhe do të diskutohen Manuali i Lirisë së Shprehjes për Trajnues i përditësuar, kurset trajnuese online HELP, si dhe praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Gjithashtu gjatë trajnimit po diskutohen edhe mënyrat e trajnimit, menaxhimi i kohës në trajnim, testi 3 hapësh i GJEDNJ, organizimi i diskutimeve në grupe etj.

Si konferenca ashtu edhe Trajnimi po zhvillohen me raste praktike dhe interaktivitet, duke diskutuar rreth rasteve të GJEDNJ, vendimeve të tyre, krahasimit të vendimeve dhe përputhshmërinë e vendimeve në Kosovë në krahasim me legjislacionin ndërkombëtar.

Si rast specifik gjatë trajtimit, me kërkesën e pjesëmarrësve do të diskutohet një rast me Akuzat për shpifje rreth akuzave për Krime Lufte pasiqë është edhe më aktuale dhe gjykatat tona do të ballafaqohen me lëndë të kësaj natyre shumë shpejtë.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore, Prokurorë nga Prokuroria Speciale, Avokatë.

Raport

Shpërndaje :