Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2020

Procedura kundërvajtëse sipas kërkesës të inspektorëve

Më 15 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura kundërvajtëse sipas kërkesës të inspektorëve”.

Trajnuese e angazhuar në ketë trajnim është: Znj. Biljana Rexhiq –Gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesёmarrёsit të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me Procedurën kundërvajtëse si dhe aplikimi i drejtë i dispozitave adekuate ligjore.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarë të Gjykatave Themelore –Divizioni për Kundërvajtje, prokuror si dhe bashkëpunëtor profesional nga të gjitha regjionet.

Shpërndaje :