Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2020

Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme sipas ligjit për procedurën kontestimore

Më 20 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme sipas ligjit për procedurën kontestimore”.

Trajnues të angazhuar në ketë trajnim janë: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Faton Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën e paraqitjes së mjeteve juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nga ana e palëve të autorizuara, si dhe vendosjen e gjykatave të instancave më të larta rreth këtyre mjeteve.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykata Themelore si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :