Më 03-04 Nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës elektronike Zoom me temë “Krimet e Luftës”
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: znj. Drita Hajdari, prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës, dhe z. Amer Alija, Analist Ligjor i Krimeve të Luftës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve nga fusha e krimeve të luftës.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha Regjionet e Kosovës si dhe zyrtar Ligjor.
03-11-2020