Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-11-2020

Mjetet e rrëzimit të vendimeve pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës

Më 05 nëntor  2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, përmes platformës elektronike Zoom është duke realizuar trajnimin me temë

“ Mjetet e rrëzimit të vendimeve pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishte z. Shkelzen Syla,  Gjyqtar në Dhomen e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve rreth Procedurës gjyqësore për rrëzimin e vendimeve të Agjencisë, që dalin nga procesi i privatizimit dhe likuidimit.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe në raste të ndryshme nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga Gjykatat Themelore, Divizioni civil.

Shpërndaje :