Më 17-18 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi -Krimi kibernetik dhe provat elektronike-Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Ikramije Bojaxhiu, Anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe z, Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me krimet që kryhen përmes sistemeve kompjuterike ose krime të teknologjisë së lartë. Nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit në gjithë botën është urgjente, në mënyrë që të luftohet rritja e shpejtë e krimit kibernetik. Krimi kibernetik është një prej sfidave për institucionet e Republikës së Kosovës.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të apelit dhe niveli themelor.
17-11-2020