Më 09-10 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me me projektin IFC/Grupi i Bankës Botërore, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Praktika gjyqësore komparative në lëmin e falimentimit në vendet e Bashkimit Evropian ”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën e falimentimit për vlerësimin e kërkesave të kreditorëve, rregullsinë e paraqitjes, afatet dhe prioritetin e kërkesave, si dhe vlerësimin e kushteve ligjore dhe të mbikëqyrjes së procedurës e ri-organizimit apo likuidimit të shoqërive tregtare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga departamenti: Civil, penal dhe ekonomik si dhe prokuror.
09-02-2021