Më 11 shkurt 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Dhuna në familje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kodin Penal të Kosovës që përcakton dhunën në familje si çdo formë abuzimi të ushtruar nga një person ndaj një personi tjetër, e cila rezulton në dhunim të integritetit të tij fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët e Shtetit, Bashkëpunëtorët profesional.
11-02-2021