Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2021

Program i Specializuar Shpëlarja e parave dhe hetimi financiar- Sesioni I

Më 23-24 shkurt 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Shpëlarja e parave dhe hetimi financiar- Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Behar Xhema, zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me  pastrimin e parave që nënkupton çdo sjellje me qëllim të maskimit të origjinës së parave apo pronave të tjera të fituara nga një vepër penale dhe përfshin: konvertimin ose çdo transferim të parave apo pronave të tjera që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, fshehjen ose maskimin e natyrës së vërtetë, origjinës, vendndodhjes, sistemimit, lëvizjes, pronësisë ose të të drejtave në lidhje paratë ose pronën tjetër që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.

Shpërndaje :