Më 26 shkurt 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Organizatën ndërkombëtare të Punës ILO, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda dhe punë të detyruara”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth angazhimit të fëmijëve punë të detyruara
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interakt.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët dhe Prokurorët nga Departamenti për të Mitur.
26-02-2021