Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-03-2021

Përmbarimi në sendet e luajtshme

Më 03 mars  2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë “ Përmbarimi në sendet e luajtshme ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë:  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Isa Shala, përmbarues privat.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth mënyrës se përmbarimit tek sendet e luajtshme, duke filluar nga kompetenca e organit përmbarues, mënyra e caktimit të përmbarimit dhe veprimet përmbarimore të organit përmbarues gjatë gjithë procedurës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Përmbarues privat.

Shpërndaje :