Më 04 mars 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar - në lëmin civile”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Gazmend Çitaku, drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tematikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin civile.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë nga niveli Themelor (divizioni civil).
04-03-2021