Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-03-2021

Ceremonia e pranimit të Manualit për trajnues: Parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Me 05 mars 2021, në Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të projektit: “Fuqizimi i luftës kundër grave dhe dhunës në familje në Kosovë -Faza II të Këshillit të Evropës” u realizua ceremonia e lancimit dhe dorëzimit të Manualit për trajnimin e trajnuesve që ka të bëjë me parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Në këtë akt ceremonial për dorëzimin dhe lancimin e këtij materiali ishte shefi i zyrës z. Frank Power,  Merita Limani menaxhere e projektit,  drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu  si dhe udhëheqësit e programeve

Manuli dhe materiali burimor ofron  informata për prokurorët dhe gjyqtarët se si duhet përgjigjur secilit rast të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje duke përdorur një qasje me viktimën në qendër duke i mbajtur përgjegjës autorët e krimit në përputhje me standardet ndërkombëtare veçanërisht Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. 

Shpërndaje :