Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-03-2021

Aktivitetet në Programin e Trajnimit fillestar për gjyqtarë ( gjenerata e VIII) Moduli-Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe Shkathtësitë personale dhe interdisplinare

Më  08 dhe 09 Mars 2021, në kuadër të trajnimit teorik do të realizohen katër (4) sesione trajnues nga dy nën modulet: E Drejta Kushtetuese” me trajnues: Islam Sllamniku trajnues gjyqësor i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë dhe ”Ngritja e shkatësive sociale të gjyqtarëve dhe menaxhimi i stresit” me trajnues Fatmir Qollakaj, profesor njehërit trajnues në AD.

Temat që do të shtjellohen në kuadër të nën modulit “ E drejta Kushtetuese” do të jenë: burimet e së drejtës kushtetuese dhe roli i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë, duke krijuar mundësi të shtjellimit të vendimeve gjyqësore të dala nga nga instanca më lartë pra Gjykata Kushtetues, përmes rasteve praktike.

Në kuadër të nën modulit “Shkathtësitë personale dhe interdisplinare” do të trajtohen: Vështrim i përgjithshëm mbi individin dhe mjedisin social i përgjithshëm mbi individin dhe mjedisin social, normalja dhe patologjikja, racionalja dhe irracionalja, rëndësia e nevojave për motivim,

motivuesit në procesin e punës, stresi dhe frika dhe klasifikimi i emocioneve.

Trajnimi po realizohen në dy grupe, në formë te kombinuar fizike dhe online (kohë reale) dhe  përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.

Shpërndaje :