Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-03-2021

Kompensimi i viktimave të krimit në kuadër të sistemit juridik të Republikës së Kosovës

Më 09 Mars 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Kompensimi i viktimave të krimit në kuadër të sistemit juridik të Republikës së Kosovës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Benina Kusari, eksperte ligjore në Ambasadën Amerikane/ODAPT dhe z. Isuf Jahmurataj, Ekspert i fushës së Kompensimit të Viktimave të Krimit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet dhe avancimin e legjislacionit për kompensimin e viktimave të krimit, kjo për faktin se janë Gjyqtarët dhe Prokuroret ata që do të zbatojnë ketë legjislacion që viktima të kenë qasje në drejtësi dhe të realizoj ketë të drejtë Kushtetuese dhe Ligjore.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët dhe Bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :