Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-03-2021

Trajnim hyrës për ligjin dhe politikën e konkurrencës dhe rregullimin e ndihmës shtetërore në Kosovës

Më 11 mars   2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me    Projektin e BE-së për Mbështetje të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Ndihmës Shtetërore, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka  realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë “Trajnim hyrës për ligjin dhe politikën e konkurrencës dhe rregullimin e ndihmës shtetërorë në Kosovës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Sigitas Cemnolonskis, Ekspert kyq i ndihmës shtetërore , Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore

Z. Igor Taccani, Ekspert në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian - Dhomat e Avokatit të Përgjithshëm G. Pitruzzella.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me ligjin e BE-së për konkurrencën dhe zbatimin e tij në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtaret, zyrtar nga Ndihma Shtetërore dhe të projektit të BE-së.

Shpërndaje :