Më 22 maj 2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh ku për temë diskutimi ishin veprat penale kundër jetës dhe trupit.
Gjatë kësaj tryeze u diskutuan çështjet rreth veprave penale si vrasja, vrasja e rëndë dhe llojet tjera të veprave penale, me qëllim të identifikimit të problemeve dhe sfidave të cilat shfaqen në praktikë.
Me këtë rast u theksua se jeta dhe trupi i njeriut paraqesin vlera të veçanta shoqërore për çka ekziston interesi individual dhe shoqëror i mbrojtjes. Mbrojtja e jetës së njeriut ka karakter apsolut dhe se veprat penale kundër jetës janë veprat penale më të rënda sepse ato cenojnë të drejtën për të jetuar si një e drejtë themelore, e cila njëkohësisht është e garantuar edhe me kushtetutë edhe me akte ndërkombëtare. Trajnimi u përshkua nga trajtimi i rasteve praktike dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet trajnuesve dhe pjesëmarrësve me qëllim të eliminimit të dilemave.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
22-05-2013