Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-05-2013

(PTA)Seminar – “Komunikimi”

Më 23 maj 2013, IGJK në bashkëpunim me USAID/EROL realizoi trajnimin nga moduli trajnues me temë “Komunikimit” 
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e shkathtësive të komunikimit efektiv dhe të qartë, përdorimi i metodave të ndryshme të komunikimit, bartja e plotë e informatës dhe krijimi i praktikave më të mira të komunikimit për të promovuar ofrimin e shërbimeve gjyqësore efikase, efektive dhe transparente. 
Në këtë trajnim u prezantuan dhe u diskutua për elementet, mënyrat, metodat dhe format e komunikimit si brenda ashtu edhe jashtë gjykatës, në funksion të përmirësimit të imazhin e gjykatës. 
Gjatë këtij trajnimi u përdoren edhe raste studimi, me ç’rast pjesëmarrësit patën rastin që të japin opinionet e tyre lidhur me çështjet e komunikimit. 
       
Përfitues të këtij trajnimi ishin kryesisht gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nga Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore, si dhe bashkëpunëtorë profesional nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Shpërndaje :