Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me prokurimin publik dhe zbatimin e drejtë të dispozitave lidhur me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të kësaj natyre.
Me rastin e këtij trajnimi dy ditor u tha që në raportet e institucioneve dhe organizatave që monitorojnë prokurimin publik dhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm është vlerësuar se prokurimi publik është një prej fushave ku ka korrupsion. Gjithashtu në anën tjetër ka qenë kërkesë e vazhdueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të diskutojnë me të gjithë akterët relevant në vend rreth procedurave të prokurimit publik dhe problemeve të zbatimit të tyre në praktikë.
Prandaj në ditën e parë u fokusua në çështjet e rëndësishme të prokurimit me fokus te parimet bazë dhe parimet e përgjithshme pastaj procedurat e hapura dhe të kufizuara, procedurat e negociuara pas dhe para publikimit të njoftimit të kontratës, procedurat për kuotimin e çmimeve dhe procedurat për kontratat me vlerë minimale si dhe kontratat e pronës së paluajtshme. Vëmendje të veçantë iu kushtua edhe kontratave publike kornizë, kornizës institucionale në fushën e prokurimit publik duke vazhduar më tej me, Komisionin rregullator të prokurimit publik, Organin shqyrtues të prokurimit, Agjencinë qendrore të prokurimit, rolet dhe përgjegjësitë në procesin e vendimmarrjes në ciklin e prokurimit brenda autoritetit kontraktues, Zyrtarin kryesor administrativ (ZKA), Zyrtarin kryesor financiar (ZKF), Zyrtarin autorizues (ZA) dhe Zyrtarin certifikues (ZC), Zyrtarin përgjegjës të prokurimit (ZPP) si dhe Departamenti i prokurimit, Njësinë kërkuese dhe Menaxherin e projektit.
Në ditën e dytë u fokusua kryesisht në Përkufizimin e korrupsionit dhe mashtrimit, Shkaqet e korrupsionit, Psikologjinë prapa mashtrimit dhe elementeve të mashtrimit, Arsyet prapa mashtrimit në prokurim, Korrupsioni dhe veprat mashtruese sipas KPK- së, Korrupsioni dhe mashtrimi në procesin e prokurimit, Mashtrimi dhe korrupsioni në fazën para tenderimit- skemat tipike të mashtrimit në prokurim gjatë fazës para tenderimit, Mashtrimi dhe korrupsioni në fazën pas dhënies së kontratës-skemat tipike të mashtrimit në prokurim gjatë fazës pas dhënies së kontratës.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin që përmes rasteve të ndryshme të interpretojnë dhe zbërthejnë dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës të cilat rregullojnë veprat penale të mashtrimit.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive të pjesëmarrësve të trajnimit dhe të trajnuesve.
Këtë trajnim e kanë vijuar 23 gjyqtarë ( 2 nga DHPGJS, 4 nga Gjykata e Apelit ), 5 prokurorë të cilët vinin nga radhët e Prokurorive Themelore si dhe 5 zyrtarë policor.
30-03-2021