Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i katërt - tema “Palët në procedurën kontestimore”

Më 31 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e tetë) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Prezumimet procedurale lidhur me palët, kuptimi i palëve në procedurën kontestimore, kush mund të jetë palë në procedurën kontestimore, përfaqësimi ligjor i rregullt në rast të mungesës së zotësisë procedurale dhe mos përfaqësimi i duhur i palës nga ana e avokatit apo personit tjetër.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke shtjelluar raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :