Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-04-2021

Trafikimi i qenieve njerëzore

Më 06-07 Prill 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurat Operacionale të Veprimit, për Strategjinë dhe Planin e Veprimit lidhur me luftën kundër trafikimit me njerëz si dhe për Mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që merren me luftimin e trafikimit me njerëz e sidomos me Mekanizmat Transnacional të Referimit, ku edhe Kosova është pjesëmarrëse aktive së bashku  më të gjitha shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Shpërndaje :