Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-05-2013

Moduli: Praktika e Gjykimeve - penale (PTA)

Më 27 maj 2013, IGJK në bashkëpunim me USAID/EROL realizoi një trajnim një ditor nga moduli: “Praktika e Gjykimeve” me ç’rast është simuluar një gjykim lidhur me një rast hipotetik nga lëmia penale. 
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të organizimit të punës, menaxhimit të seancave gjyqësore dhe gjykimit të drejtë.
Me rastin e këtij trajnimi është prezantuar një rast studimor që ka pasur të bëjë me vepër penale të vrasjes së rëndomtë ku prokurori dhe i pandehuri kanë arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe çështja i është paraqitur gjykatës. 
Pjesëmarrësit të ndarë në rolin e gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit mbrojtës kanë simuluar gjykimin në këtë çështje. Prokurori dhe avokati mbrojtës duke paraqitur argumentet e tyre lidhur me rastin konkret se marrëveshja është lidhur konform dispozitave ligjore dhe pastaj edhe gjyqtari në marrjen e vendimit dhe argumentet në çka e mbështet vendimin për lejimin apo mos lejimin e marrëveshjes. 
Gjatë këtij simulimi janë vënë në pah edhe provat e pranueshme dhe të papranueshme si dhe argumentet për përjashtimin e provave. 
           
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e rinj nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :