Më 07 prill 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së Mbështetje e Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, kanë realizuar tryezën përmes platformës Zoom me temë “ Kodi Civil dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”.
Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë: znj. Kerstin Niethammer - Udhëheqësja e Projektit
Kodi Civil dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe z. Haxhi Gashi - Eksperti Kyç i Projektit Risitë në Kodin Civil në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Risitë në Kodin Civil në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarë, avokat, noter, përfaqësues nga UNCIEF, përfaqësues nga organizata Save dhe Children, përfaqësues nga Ministria e punëve dhe mirëqenies sociale, përfaqësues nga Koalicioni i OJQ- ve për te drejtat e njeriut.
07-04-2021