Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-05-2013

Moduli: Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor (PTV)

Më 29 maj 2013, IGJK në bashkëpunim me USAID/EROL–Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit realizoi një trajnim një ditor nga moduli Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të hartimit dhe arsyetimit plotë të vendimeve gjyqësore përmes zbatimit të metodës IRAC në identifikimin e çështjes, ligjit të aplikueshëm, analizën si dhe konkluzionin lidhur me zbatimin e ligjit gjate marrjes se vendimeve.
Me rastin e këtij trajnimi u prezantuan dhe u diskutua për përmbajtjen dhe rëndësinë e shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Gjithashtu u vunë në pah të metat sa i përket arsyetimit të vendimeve si në lëmitë penale ashtu edhe në ato civile në praktikë.  Për të evituar këto mangësi është prezantuar metoda IRAC (identifikimi i çështjes, identifikimi i rregullit, analiza dhe përfundimi) dhe mënyra e aplikimit të saj në praktikë përmes shembujve hipotetik.
Nga rastet e prezantuara si në civile ashtu edhe në penale pjesëmarrësit vlerësuan dobishmërinë e kësaj metode e cila ndihmon në organizimin e punës dhe identifikimin e problemit ligjor. 
       
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Gjykatat Themelore të regjionit të Gjilanit dhe Ferizajt.

Shpërndaje :