Më 12 prill 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Integriteti dhe sjelljet etike” në mënyrë virtuale përmes platformës zomm.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të zbatojnë në mënyrë të drejtë Kodin e Etikës dhe parimet e tij.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
12-04-2021