Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-04-2021

Takim ndërinstitucional mes Akademisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

Më 13 Prill 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu dhe dy udhëheqëset e Programeve të Trajnimeve të Vazhdueshme dhe Trajnimeve Fillestare në AD, zhvilluan takim me zëvendës ministren e Drejtësisë znj. Nita Shala dhe shefin e kabinetit z. Genc Nimoni, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Drejtori i Akademisë z. Fejzullahu, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim mes dy institucioneve duke theksuar edhe disa nga sfidat dhe problematikat me të cilat ballafaqohet Akademia, sidomos infrastruktura ligjore dhe nevoja për përmirësimin e saj.

Në anën tjetër znj. Shala i njoftoi përfaqësuesit e AD-së më gjerësisht rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë si: Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, rritja e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, e ku patjetër që në fokus është edhe Akademia e Drejtësisë si institucion i mandatuar për ofrimin e trajnimeve për Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Si çështje me fokus të veçantë u vlerësua ofrimi i Trajnimeve fillestare për Gjyqtarët dhe Prokurorët e rinjë, si dhe angazhimi në bashkëpunimin me mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje tjera si: avansimi dhe koordinimi i bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe çështje tjera të përbashkëta që dalin nga rishikimi funksional i sektorit të Ligjit.

Shpërndaje :