Më 15 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: E drejta martesore, pengesat dhe kushtet për lidhjen e martesës, kuptimi, llojet e të drejtave dhe të detyrimeve të bashkëshortëve, mënyrat e zgjidhjes së martesës, parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimit, kuptimi dhe rëndësia e detyrimit për ushqim, kuptimi i të drejtës prindërore
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
15-04-2021