Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-04-2021

Veprat penale kundër detyrës zyrtare

Më 15 prill 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, dhe z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve kundër parandalimit të korrupsionit te veprat penale kundër detyrës zyrtare si element thelbësor i çdo strategjie gjithëpërfshirëse ani-korrupsion.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykatat Themelore, prokuror nga Prokuroritë Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :