Më 20 prill 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procedura përgatitore të kryesit e mitur të veprave penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Isuf Sadiku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën që zhvillohet ndaj të miturve të cilët kryejnë vepra penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.
20-04-2021