Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-04-2021

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 12 prill 2021, në Akademinë e Drejtësisë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë. Takimi është realizuar në formë virtuale përmes platformës ZOOM dhe është udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Planit të punës së AD-së për vitin 2021 dhe miratimi i tij, si dhe aktiviteteve tjera që janë në proces të zhvillimit brenda mandatit të Akademisë.

Fillimisht, anëtarët e KD-së diskutuan dhe miratuan Planin e Punës së AD-së duke vënë në pah sfidat dhe rreziqet të cilat mund të hasen gjatë zbatimit të tij në praktikë për të cilat Këshilli Drejtues ofroi mbështetjen e tij në tejkalimin e tyre.

Ndër të tjera, Këshilli Drejtues sipas agjendës miratoi dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, si dhe diskutoi për ri formatimin e Komisionit për Çështje Normative, mandatin, përbërjen dhe procedurën e punës së këtij Komisioni.

Në këtë takim Këshilli Drejtues, diskutoi edhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :