Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-05-2013

PTV Tryezë diskutimesh -“ Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”

Më 30 maj 2013, IGJK realizoi një tryezë diskutimesh lidhur me Kodin e Procedurës Penale.
Gjatë trajnimit të realizuar gjyqtarët patën mundësi që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, në mënyrë që ata t’i zbatojnë sa më drejt dispozitat e tij. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet e grupit punues, shtruan për diskutim problemet që po hasin në zbatimin në praktikë të KPPK dhe morën sqarime të mjaftueshme nga ekspertët që ishin pjesë e grupit punues lidhur me çështjet që ata adresuan si probleme në zbatimin praktik.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe një zyrtar i shërbimit korrektues të Kosovës.

Shpërndaje :