Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i tetë - tema “ Mjetet reale dhe personale për sigurimin ekzekutimit të kërkesave ”

Me 23 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Mjetet personale për sigurimin e ekzekutimit të kërkesave, dorëzania, pendimi, kushti penal, kaucioni, paradhënia, hipoteka si mjet për sigurimin e kërkesave dhe roli i hipotekës për sigurimin e kërkesave të kreditorëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive dhe online, pasi ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :