Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i dhjetë - tema “ Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, kontrata për shitjen, dhe kontrata mbi qiranë 530 ”

Me 27 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Pasurimi i pa bazë, kontrata për shitje, llojet e kontratës me shitje, kushtet për lidhjen e kontratës mbi qiranë, forma e kontratës mbi mbajtjen e përhershme si dhe modalitet e saja dhe të drejtat dhe detyrimet e palëve te kontrata mbi mbajtjen e përjetshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive dhe online, pasi ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :