Më 05-06 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë Program i Specializuar “Krimi Kibernetik - Sesioni I”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike /MPB dhe znj. Ikramije Bojaxhiu, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth Krimit Kibernetik si një aktivitet kriminal të zhvilluar në rrjet që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave kompjuterike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe niveli Themelor.
05-05-2021