Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-06-2013

PTV Tryezë diskutimesh “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”

Më 4 qershor 2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh nga lëmia penale në temën “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”.
Gjatë trajnimit të realizuar gjyqtarët dhe prokurorët patën mundësi që të njihen me bashkëkryerjen dhe marrëveshjen për të kryer vepër penale, shtytja dhe ndihma. Njëkohësisht në këtë trajnim u trajtua edhe bashkimi kriminal, kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim. Trajnimin e përshkoj trajtimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të dilemave
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave dhe prokurorët e nivelit themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :