Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-03-2013

Trajnim për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (PTA)

Trajnim për Kodin e Procedurës  Penale të Kosovës (PTA) Më 9 mars 2013, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë dhe Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial (OPDAT) realizoi sesionin trajnues të radhës me temë “ Risitë e Kodit të Procedurës Penal të Kosovës”. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me strukturën dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi me 01 janar 2013.           

Gjatë trajnimit u diskutua lidhur me parimet e përgjithshme dhe kompetencat e gjykatave, fillimin e hetimeve dhe procedurën penale deri në ngritjen e aktakuzës, aktakuzën dhe shqyrtimin e sajë, shqyrtimin gjyqësor dhe mjetet juridike. Për të gjitha këto institute trajtimi u bë në kontestin e  ndryshimeve, plotësimeve dhe krahasimi i tyre me dispozitat e mëparshme. Përfitues të këtij trajnimi ishin 83 pjesëmarrës prej tyre gjyqtarë, prokurorë, avokatë, zyrtar nga Shërbimi Korrektues,  si dhe zyrtarë policorë nga regjioni i Pejës dhe Gjakovës.

Shpërndaje :