Më 19 qershor 2013, IGJK ka realizuar një trajnim një ditor nga moduli: Procedura e Kundërvajtjes. Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të procedurës kundërvajtëse ndaj të rriturve dhe ndaj të miturve.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua në rreth temave si; baza ligjore për fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse, veprat kundërvajtëse, ndëshkueshmëria dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me pezullimin dhe ndërprerjen e procedurës kundërvajtëse, masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën kundërvajtëse, marrja në pyetje e të pandehurit dhe dëshmitarëve, këqyrja e vendit dhe ekspertimi, marrja e përkohshme e sendeve, seanca verbale si dhe aktvendimi në procedurën kundërvajtëse.
Me këtë rast u trajtua edhe procedura kundërvajtëse ndaj të miturve, mënyra e përfaqësimit të tyre në gjykatë dhe subjektet tjera të involvuara në këtë procedurë. Gjyqtarët pjesëmarrës gjatë këtij trajnimi patën rastin që përmes një rasti hipotetik të demonstrojnë njohuritë e tyre në nxjerrjen e aktvendimit me masën apo sanksionin penal ndaj të miturit si kryes i kundërvajtjes.
Përfitues të këtij trajnimi ishin kryesisht gjyqtarët fillestar të divizionit të kundërvajtjes nga gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës.
19-06-2013