Më 12 Shtator 2013, IGJK ka organizuar një tryezë diskutimesh me temë “Dënimet dhe matja e dënimeve”
Gjatë kësaj tryeze u diskutuan çështjet si; dënimet kryesore, plotësuese dhe alternative, rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit duke përfshirë shkallën e përgjegjësisë penale, motivet e kryerjes se veprave penale, sjelljet e mëparshme të kryesit të veprës penale si dhe rrethanat tjera që ndikojnë në caktimin e lartësisë së dënimit
Në fokus të kësaj tryezës ishte dallimi në mes të dënimeve kryesore nga ato plotësuese, dënimeve plotësuese nga ato alternative dhe anasjelltas, rëndësia e shqiptimit të dënimeve si dhe zbatimi i dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptimin e dënimeve. Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit të shembujve nga praktika me qëllim të unifikimit të politikës ndëshkimore. Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
12-09-2013